Kontrollimi teknik i automjeteve

KONTROLLMI I RREGULLT TEKNIK ÇDO 12 MUAJ

Informacionet e përgjithshme

Konform Ligjit për automjetet, të gjitha automjete që marrin pjesë në komunikacionin rrugor duhet të jenë në gjendje teknike të rregullt. Gjendja teknike e automjetit kontrollohet me kontrollimin teknik. Kjo është procedhura me të cilën personi juridik i autorizuar për kryerjen e kontrollit teknik i caktojë të dhënat lidhur me automjetin, sistemet e tij, pjesët përbërëse, njësitë e pavarur teknike dhe pajisjet si dhe mbushjen e kërkesave të tjera, që janë të përcaktuara me dispozitat e Ligjit për automjetet dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej këtij ligji.

Dokumentet e duhura janë në vijim:

Vërtetimi për pagimin e taksës rrugore;
Leje qarkullimi;
Letërnjoftimi (për personin fizik);
Autorozimi për regjistrimin (për personin juridik).

Çmimi

Çmimi i kontrollimit teknik varet nga lloji i automjetit:

  • fuqi (kW) dhe vëllim (cm3) – për automjet udhëtimi,
  • fuqi bartëse – për automjet udhëtimi ngarkues,
  • numër i ulëseve – për autobus,
  • fuqi (kW) – automjet udhëtimi tërheqës,
  • vëllim (cm3) – për motoçikletë.

KONTROLLIMI I RREGULLT TEKNIK ÇDO 6 MUAJ

Informacionet e përgjithshme

Automjetet që duhet të bëhen kontrollimin e rregullt teknik (periodik) në çdo 6 muaj janë ato automjete që kryejnë transportin publik të udhëtarëve, autobusë, automjete që përdoren për aftësimin e kandidatëve për shoferë (auto shkolla), automjete që transportojnë një grupi fëmijësh, automjete që janë pajisura si automjetet transportuese me të drejtë përparësie për kalimin, përkatësishtë automjete transportuese për shoqërim, automjete për dhënie me qira (rent-a-kar), automjete transportuese për transportin e materive të rrezikshme.

Dokumentet e duhura janë në vijim:

Leje qarkullimi.

KONTROLLMI I RREGULLT TEKNIK I AUTOMJETIT TË RI

Dokumentet e duhura janë në vijim:

Vërtetimi për pagimin e taksës rrugore;
Vërtetimi për përputshmëri të regjistrimit në origjinal;
Fatura në origjinal;
Letërnjoftimi (për personin fizik);
Situata aktuale – jo më të vjetër se 6 muaj (për personin juridik);
Autorizimi për regjistrimin (për personin juridik);
Deklarata doganore;
Konfirmimi nga dogana në origjinal.

KONTROLLIMI TEKNIK I AUTOMJETIT TË IMPORTUAR (PËR REGISTRIMIN E PARË)

Dokumentet e duhura janë në vijim:

Vërtetimi për pagimin e taksës rrugore;
Letërnjoftimi (për personin fizik);
Situata aktuale – jo më të vjetër se 6 muaj (për personin juridik);
Autorizimi për regjistrimin (për personin juridik));
Deklarata doganore në origjinal;
Certifikata e homologimit në origjinal;
Fatura ose kontrata mbi shitblerjen;
Leje qarkullimi.