TARGAT PROVUESE DHE VËRTETIMI PËR VOZITJE PROVUESE

Informacionet e përgjithshme

Në pajtim me Ligjin për Automjetet, targat provëse shërbejnë për shënimin e përkohshëm të automjeteve të cilat ende nuk janë të regjistruara ose për ato automjete që kanë qenë të regjistruara, por për arsye të ndryshme kanë mbetur pa targat e regjistrimit.

Targat provuese dhe Vërtetimi për vozitjen provuese përdoren për të shënuar vetëm automjeti për të cilin është parashtruar kërkesën për lëshimin e targave provuese dhe vërtetimin për vozitjen provuese.

Pronari i automjetit mund t’i përdor targat provuese dhe Vërtetimin për vozitjen provuese vetëm: për lëvizje në vende të caktuara, për të bërë kontrollimin teknik, tek organi kompetent për regjistrimin e automjeteve, për zbatimin e procedurës doganore, procedura për lejimin individual të automjeteve, korrigjim ose riparim, ekspozim d.m.th. për shitjen e automjeteve, për vende ku bëhet ruajtjen e automjeteve, si dhe për automjetet me të cilat bëhet testimin e vozitjes.

Targat provuese dhe Vërtetimi për vozitjen provuese vendosen në anën e brendshme të pjesës së përparme të xhamit ose të pjesës të mbrapshme të xhamit.

Dokumentet e nevojshme

  • Për një automjet të importuar:
    • deklaratë doganore,
    • konfirmim nga lejimi i vetëm ose identifikimi (homologimi),
    • autorizim, kontratë mbi shitëblerje, kontratë për dhuratë,
    • letërnjoftim (për personin fizik),
    • Situatë aktuale (për personat juridikë),
    • Policë e sigurimit me vlefshmëri prej 5 ditësh.
  • Për automjetin në RM-së:
    • dëshmi se automjeti është i ç’lajmëruar,
    • kontratë mbi shitëblerje,
    • Letërnjoftim (për personin fizik)
    • Polica e sigurimit me vlefshmëri prej 5 ditësh.

Afati i vlefshmërisë

Targat provuese dhe Vërtetimi për vozitjen provuese lëshohen me afat vlefshmërie deri në 5 ditë.