Transporti në komunikacionin rrugor kryhet me automjete dhe rimokorio që i plotësojnë të gjitha kushtet e përcaktuara me rregullat për siguri në komunikacion rrugor, kushtet tekniko-shfrytëzuese të veçanta dhe kushtet që janë të përshkruara për llojet e veçanta të transport.
Shërbimi teknik i autorizuar lëshon vërtetim për plotësimin e kushteve tekniko- shfrytëzuese të veçanta për automjetet me të cilat kryhet transportin në komunikacionin rrugor.
Leja “CEMT” (Konferenca Evropian e Ministrave për Transport) përdoret për transport midis shteteve anëtare të organizatës “CEMT” dhe për tranzit përtej territoreve të tyre.
Për të marrë licencën për lejen “CEMT”, transportuesi, përveç kritereve të tjera në pajtim me Ligjin për Transportin Rrugor, gjithashtu duhet të posedojë edhe një certifikatë për gatishmërinë në komunikacionin e automjeteve ngarkuese, rimokorio, që lëshon Shërbimin teknik të autorizuar.
Procedura për vendosjen e shenjave identifikuese kanë të bëjë me automjete të regjistruara në Republikën e Maqedonisë në të cilat për arsye të ndryshme shenjat identifikuese të kornizës së automjetit (shasi) ose shenjat identifikuese të motorit të automjetit janë të dëmtuara/ të palexueshme. Kjo është konstatim gjatë kontrollimit teknik të automjetit.