Pronari i automjetit mund ta japë automjetin në përdorim personit tjetër që është shtetas i Republikës së Maqedonisë për ta nxjerrë automjetin jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë,. Personi i automjetit duhet t’i japë lejen personit tjetër vetëm në bazë të lejes për drejtimin e automjetit jashtë vendit, e lëshuar nga personi juridik i autorizuar për kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve.
Pronari i automjetit mund t’i japë automjetin në përdorim personit të huaj që në mënyrë ligjore rri në Republikën e Maqedonisë për ta nxjerrë automjetin jashtë kufijve të Republikës së Maqedonisë. Personi i automjetit duhet t’i japë lejen personit tjetër vetëm në bazë të lejes për drejtimin e automjetit jashtë vendit, e lëshuar nga personi juridik i autorizuar për kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve.
Vlefshmëria e lejes për drejtimin e automjetit të huaj është 1 vit nga dita e lëshimit, sipas vullnetit të pronarit të automjetit.