Shoferi i cili posedin një patentë shoferi të lëshuar nga organet në Maqedoninë për drejtimin e automjetit, me parashtrimin e kërkesë nga ana e tij mund t’i lëshohet edhe patentë shoferi ndërkombëtare.
Një patentë shoferi ndërkombëtar nuk mund t’i lëshohet shoferit që i është shqiptuar dënimin, përkatësisht sanksionin kundërvajtës, ndalesë për drejtimin e automjetit, për një periudhë të caktuar.
Një patentë shoferi ndërkombëtar që është lëshuar në Republikën e Maqedonisë nuk mund të përdoret për drejtimin e automjeteve brenda teritorisë së Republikës së Maqedonisë. Sipas marrëveshjeve bilaterale të lidhura mes Republikës së Maqedonisë dhe disa vende të caktuara, patentë shoferi ndërkombëtar nuk duhet të përdoret në vendet që vijon: Shqipëria, Italia, Spanja, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Gjermania dhe Kosova.
Vlefshmëria e patentë shoferit ndërkombëtar është 3 vjet nga dita e lëshimit, osederi në datën e skadimit të afatit të patentë shoferit kombëtare.