Leje individuale të automjeteve është procedurë me të cilën subjekti i autorizuar për homologim në bazë të udhëzimeve të autoritetit për homologim vërteton se automjeti i veçantë i kontrolluar, unikat ose jo, i plotëson kërkesat e caktuara dhe në pajtim me atë i lëshohet homologim për automjet të veçantë.
Çmimi varet nga kategoria e automjetit.
Identifikimi është një procedurë me të cilën caktohet ekuivalencën e automjetit me të dhënat e tij teknike dhe themelore duke përdorur dokumentacionin e bashkangjitur dhe/ose me kontrollimin e të dhënave në regjistrin e automjeteve të tipit ose automjeteve individuale të lejuara të tipit, sistemeve, pjesave përbërëse, apo njësive të pavarura teknike dhe pajisjeve të automjetit të Byrosë së Metrologjisë.
Vlerësimi i gjendjes teknike të automjetit është një procedurë me të cilën në mënyrë vizuele bëhet kontrollimin e tërësishëm të automjetit, si dhe aftësinë e tij për vozitjen e sigurtë në komunikacionin rrugor, përkatësisht për punën e sigurtë gjatë realizimit të punëve bujqësore dhe të pylltarisë.
Çmimi varet nga kategoria e automjetit.