RRETH NESH

HISTORIA

“Kur makina e parë u paraqit 120 vjet më parë, ishte e vështirë që dikush të mund të supozonte se pikërisht kjo shpikje do të thotë një kthesë në jetën e individit, familjes, shtetit …”

 

Pothuajse, GJASHTËDHJETË VJETË të ekzistencës edhe gjithashtu aq vjet të veprimtarisë aktive në shoqëri. Nuk ka shumë organizata që kanë treguar vitalitetin e tyre, të cilat u bë urë mbi lumë, të dy sistemeve dhe të dy shekujve dhe me të njëjtën përgjegjësi vazhdojnë të punojnë edhe sot, gjithashtu si edhe në kohën kur janë formuar. Kjo është një konfirmim për kënaqësi, por, para së gjithash, kjo është obligim për realizimin e detyrimeve të shumta në të ardhmen në mënyrë të barabartë me përgjegjësi dhe cilësi.

 

Gjatë formimit, në ditët e fundit të muajit dhjetor të vitit 1956, emri i plotë i organizatës ishte “Lidhja e Shoqatëve të Vozitësve dhe Automekanikëve të Maqedonisë. Në pajtim me pronën e atëhershme ligjore, Lidhja ishte një organizatë shoqërore, që nënkupton një shoqatë jofitimprurëse dhe vullnetare dhe me një bazë shumë të gjera. Aktivitetet themelore në kohën e formimit, por edhe deri sot kryesisht kanë për qëllim përmirësimin e sigurimit në komunikacion.

 

Sot, Lidhja e Shoqatëve të Vozitësve të Maqedonisë është shoqata e qytetarëve dhe shoferëve, të formuara me bashkimin e shoqatëve të vozitësve të të gjitha ytete të Maqedonisë për të realizuar interesat e tyre dhe për të kryer aktivitetet dhe veprimtaritë e tyre që kanë për qëllim pasurimin e arsimit teknik, kulturën e komunikacionit dhe sigurimin në komunikacion.

MISIONI

Ne bëjmë kombinimin e teknologjisë dhe ekspertizës për të krijuar një të ardhme më të sigurt, duke ofruar shërbime efektive dhe profesionale përdoruesve të automjeteve dhe duke arritur besimin shoqëror dhe sigurimin e cilësisë dhe integritetin e shërbimit.

VIZIONI

Ne përpiqemi të jemi një model udhëheqes unik të shërbimeve cilësore për shfrytëquesit e automjeteve.

LËVIZJE … SIGURI … TRADITË …